Lajme

Kurti takohet me sekretarin e PES-it, flasin për zhvillimet në vend

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 21 July 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropian, Giacomo Filibeck.

Në takim, Kurti e Filibeck folën për situatën aktuale e zhvillimet në vend, por edhe për qeverisjen e Vetëvendosjes në dy vitet e fundit.

“Ai e njoftoi për arritjet kryesore dhe progresin e shënuar në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit demokratik”.

-Advertisement-

“Në takimin që u zhvillua gjatë pasdites, u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimin ndërpartiak mes partive simotra si dhe atij multilateral në kuadër të organizatave dhe forumeve të partive social-demokrate”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera