Lajme

Arrestohen dy persona në Zveçan, po kontrabandonin emigrantë nga Siria dhe Egjipti

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 21 July 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, në orën 02:00 ka ndaluar dy automjete me targa vendore.

Sipas njoftimit, këto automjete drejtoheshin nga: A.S., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe G.Sh., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).

Policia gjatë kontrollit të automjeteve, thuhet se ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit (emigrantë), të cilët po shfrytëzonin Kosovën si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.

-Advertisement-

“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Kontrabanda me emigrantë’. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera