Rozë

Presidentja, prindërit e Rita Orës…kush mori pjesë në koncertin e Armend Rexhepagiqit

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 21 July 2023

Prindërit e Rita Orës kanë ardhur në Prishtinë.

Ata kanë marrë pjesë në koncertin e kantautorit Armend Rexhepagiqi mbrëmë në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka Publikuar fotografi nga ky koncert, shkruan Express.

-Advertisement-

Edhe presidentja Vjosa Osmani me bashkëshortin Prindon Sadriu kanë marr pjesë në këtë koncert.

Postimi i plotë:

✨Një natë e magjishme, nën tingujt fantastik të kantautorit Armend Rexhepagiqi, i cili me këngët e tij na bëri të përjetojmë momente të paharrueshme dhe të mbushura me nostalgji.💃🏽🎉

Mbrëmë, ishte vetëm nata e parë e Prishtina Gastronomy Festival e qytetarët mbushën plot sheshin “Adem Jashari”.

Muzikë të mirë do të ketë edhe përgjatë netëve të tjera, që do t’i sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme #kryeqytetit

Gjithë vera do të jetë plot me festivale e aktivitete kulturore për të gjithë qytetarët e Prishtinës.💛

#prishtinapërjetimeve💛

#festivaligastronomise

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy