Tri deputetet e opozitës në konferencë: Kurti e Bislimi izoluan Kosovën, vendi të shkojë në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 21 July 2023
Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian kanë mbajtur konferencë për medie, pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Ky i fundit ishte ftuar të raportojë në lidhje me dialogun por që nuk ishte prezent.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se edhe përkundër konfirmimit se do të marrë pjesë në Komisioni Bislimi nuk ka ardhur, madje kanë munguar edhe deputetët e pozitës.“Sot e kam thirrur takimin, zëvendëskryeministri dje na ka njoftuar që nuk vjen, qëllimi u bë i ditur sot se nuk erdhën as deputetet e pozitës”.
“Ne e kemi thirrur për të raportuar për sanksionet, dhe takimin në Bratislavë një takim që nuk duhet të ndodhte atje, por në Bruksel”, u shpreh Krasniqi.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për mosraportim.
Sipas saj, skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Njeriu dy i kësaj Qeverie prej marrëzisë dhe skandaleve sot nuk ishte për të raportuar, sepse e gjithë ajo që ka bërë kjo Qeveri janë skandalet e panumërta. Sot Kosova është më keq se kurrë nga brenda më e izoluar se kurrë nga jashtë”.“Në seancën e fundit kemi parë që numri dy ushtron dhunë ndaj deputetëve, ata Sa më herët duhet t’i lirojnë pozitat dhe vendi të shkoj në zgjedhje e të kthehet legjitimiteti te qytetarët”, tha ajo.
Kritika për mos raportim të Bislimit, pati edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, raporton EO.“Kjo është Qeveria më jotransparente dhe është e obliguar Qeveria përmes një rezolutë që të diskutojë për dialogun. Po e shihni se kjo Qeveri po ik nga deputetët”, tha Kadriaj, siç raporton EO.
Nga kabineti i Besnik Bislimit kanë thënë se arsyeja pse zëvendëskryeministri nuk ishte prezent në këtë mbledhje, është në fakt mungesa e kuorumit.
“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum”, ka shkruar Klisman Kadiu, këshilltar për media i Bislimit.
Të tjera
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...