Lajme

Kurti takon dy ish-funksionarë të lartë grekë, flasin për raportet mes dy vendeve

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 19 July 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Greqi në ngjarjen “Symi Symposium”.

Aty Kurti ka takuar dy ish-funksionarë të lartë grekë, Dora Bakoyannis dhe George Papandreou, i cili ka shërbyer si kryeministër në Greqi gjatë viteve 2009-2011.

Kurti tha se me ta shkëmbeu mendime për raportet në mes Kosovës dhe Greqisë.

-Advertisement-

”Diskutim i shkëlqyer m Dora_Bakoyannis dhe GPapandreou gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes 🇽🇰 & 🇬🇷, zhvillimet e fundit në rajon, dhe ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti në Twiter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera