Rozë

Vrasja e Tupac Shakur 25 vite më parë, policia zhvillon disa kontrolle banesash në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 19 July 2023

Policia në Nevada konfirmon se kanë dhënë një urdhër kërkimi këtë javë në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur. Detektivët kryen kontrollin në një shtëpi në Henderson, një periferi të Las Vegas, ku Shakur u qëllua për vdekje në shtator të vitit 1996, shkruan BBC.

Policia e Las Vegas nuk dha detaje të mëtejshme të kërkimit, duke përmendur se hetimi vijon për vrasjen e tij.

Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Deri më sot nuk ka pasur të arrestuar, as të dyshuar që të jenë ndaluar nga autoritetet amerikane. Shtëpia që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga brezi i Las Vegasit ku Shakur u qëllua.
“LVMPD mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit për vrasjen e Tupac Shakur”, thuhet në një deklaratë të policisë së Las Vegas.

-Advertisement-

“Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment”. Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit Jason Johansson u shpreh për “Las Vegas Revieë Journal” se detektivët po punonin për këtë ngjarje.

“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta ndryshojmë atë,” i tha ai gazetës.

Shakur, emri i skenës së të cilit ishte stilizuar si 2Pac, publikoi albumin e tij debutues në 1991 dhe vazhdoi të shijonte suksesin e listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez on Me, Changes dhe I Ain’t Mad at Cha.

Ai vdiq më 13 shtator 1996 pasi u qëllua me katër plumba në makinën e tij, ndërsa priste në semafor të kuq. Shakur shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera