Shkëmbim i bujshëm në aksin Paris-Manchester, francezët ofrojnë dy futbollistë për Bernardo Silva
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 18 July 2023
Paris Saint-Germain synon të befasojë Barcelonën dhe klubet arabe në garën për Bernardo Silvën.
Fantazisti i Manchester City është ende në mëdyshje nëse do të qëndrojë në Angli dhe për momentin nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e “The Citizens” për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2025. Klube të shumta pretendojnë shërbimet e portugezit, por së fundmi Parisi është duke lëvizur konkretisht dhe është gati t’i ofrojë Cityt dy lojtarë për shërbimet e Silvës.
Trajneri i parizienëve, Luis Enrique e kërkon me çdo kusht Bernardo Silvën dhe mund të heeqë dorë nga Marco Verrati dhe portieri Gianluigi Donnarumma. Bëhet fjalë për dy nga emrat më të rëndësishëm në organikën e PSG në vitet e fundit, megjithatë francezët janë të hapur për ndryshime dhe po ideojnë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.
Ndaj, Verrati dhe Donnarumma janë në “tavolinë” dhe mund të kalojnë në Angli, sigurisht nëse marrin më parë aprovimin e Pep Guardiolës. Spanjolli e vlerëson shumë kontributin e Bernardo Silvës në 11-tëshen e tij titullare, e nuk duket i prirur të pranojë shkëmbimin, megjithatë vetë drejtuesit e Cityt sipas asaj që raporton “Foot Mercato” janë të gatshëm që të vijojnë negociatat.
Nëse ndodh që marrëveshja të kompletohet, atëherë sigurisht që do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos dhe që do të zhgënjente padyshim Barcelonën që tenton prej kohësh të bindë Bernardo Silvën, por që katalanasit nuk kanë luksin të shpenzojnë për shkak të pasigurisë financiare.
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...