Lajme

Lushtaku: Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Prokurorisë për intervistim

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 13 July 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë për t’u deklaruar rreth skenave të dhunës në Parlament.

Ai ka thënë se ftesës do t’i përgjigjet pasi të përfundoj Seanca e Kuvendit.

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundojë seanca në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera