Valdete Daka: Zgjedhjet në veri nuk mund të shpallen pa shkarkimin ose dorëheqjen e kryetarëve në veri
Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 13 July 2023
Qeveria e Kosovës është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore për të shtensionuar situatën.
Dakordimi u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Front Online.
E në lidhje me këtë çështje, ka folur për Front Online, ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.
Ajo ka thënë se zgjedhjet nuk mund të shpallen për ato pozita derisa janë në detyrë kryetarët e zgjedhur.
Daka, që udhëhoqi me KQZ-në, thotë se kryetarët duhet të shkarkohen ose të dorëhiqen në mënyrë që të shpallen zgjedhjet e reja në këto komuna.
“Për me u shpall zgjedhjet ose kryetarët duhet me dhënë dorëheqje, ose duhet me i shkarku dikush, ndërsa ata janë ende në pozitat e tyre. Kështu që nuk e di se si me u caktu zgjedhjet, përderisa i kemi kryetarët, kjo është pikëpyetja e parë. Për mua ata janë ende kryetarë, nuk mundesh me thënë zgjedhje, përderisa njerëzit i ki në detyrë”, thotë Daka për Front Online.
Valdete Daka: Kryetarët në veri janë legjitim, nuk mund të largohen nga detyra me një fjalë goje
Ish-kryetarja e KQZ-së thotë se kryetarët e zgjedhur në komunat veriore janë legjitim, dhe se nuk munden të largohen nga pozitat e tyre me një fjalë goje.
Zgjedhja e tyre si kryetar në komunat veriore, sipas Dakës, është legjitime dhe pa shkarkim ose dorëheqje nuk mund të largohen nga zyrat e tyre.
“Ajo është çështje ligjore, nuk munden me u largu nga detyra vetëm me një fjalë goje. Ata janë zgjedh, janë certifikuar nga KQZ, e kanë marr mandatin e tyre, e kanë dhënë betimin, dhe ata janë ligjërisht kryetarë të atyre komunave. Përderisa ata ose nuk japin dorëheqje ose nuk shkarkohen nuk munden me u largu nga zyrat e tyre”, u shpreh Daka.
Ish-kryetarja e KQZ-së: Zgjedhjet në veri mund të organizohen teknikisht, në pyetje është siguria
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, foli edhe për organizmin e zgjedhjeve të reja në veri.
Ajo thotë se shqetësim është çështja e sigurisë si dhe dalja e qytetarëve të nacionalitetit serb për të votuar në zgjedhje.
“Në momentin që shpallen zgjedhjet i mban. Por vetëm se është çështja më tepër e sigurisë, sepse teknikisht i organizon, sepse nuk është hera e parë që i organizon në veri, domethënë prej vitit 2013 atje janë caktuar zgjedhjet në KQZ, vetëm është çështja e sigurisë, dhe çështja e daljes së qytetarëve të nacionalitetit serbë, të cilët në zgjedhjet e fundit i kanë bojkotuar ato zgjedhje”, tha ajo për Front Online.
Bashkimi Evropian ka paraqitur disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri.
Kjo pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale me ndihmën e Policisë së Kosovës.
E që nga ajo kohë, serbët po protestojnë, duke kërkuar largimin e tyre dhe tërheqjen e njësiteve speciale policore nga veriu.
Zgjedhjet e 23 prillit, nga të cilët dolën kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat në veri, ishin bojkotuar nga partitë dhe popullata serbe.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































