Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus
07:04 | 13 July 2023
Sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Edhe sot në Gjykatën Speciale vazhdon dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.
Ndryshe dje në Gjykatën Speciale ka dhënë dëshminë Rrustem Mustafa. Prokurorja e ZPS-së, Clare Lawson, ka pyetur dëshmitarin Mustafa për funksionimin e Zonës së Llapit. Ajo ka shfrytëzuar librat që janë botuar më parë në Kosovë për t’i bërë pyetje Mustafës. Po ashtu është pyetur edhe për kodet që janë përdorur në kohën e luftës.
Prokurorja Lawson ka pyetur edhe për numrat e telefonit që janë përdorur në kohën e luftës, për të cilin Mustafa tha se nuk iu kujtohet numri i telefonit që ka përdorur ai, raporton RTKlive.
Mustafa tha se nuk ka qenë komunikimi i mirë përmes telefonit, pasi që telefonat janë kontrolluar nga Serbia, por për nevoja kanë përdorur telefona satelitor. Para gjykatës, ai ka thënë se kanë përdorur radiolidhje, telefona, por kanë pasur direkt takime sy me sy, raporton RTKlive. Për radiolidhjet dhe telefonat që i kanë përdorur, Rrustem Mustafa, tha se janë sjellë nga shtetet perëndimore dhe kanë qenë disa. Ai bëri me dije se janë sjellë nga mërgimtarët.
Lawson ka kërkuar të shtohet në listën e provave një dokument që dëshiron ta përdorë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit.“Është çështje anashkalimi sepse kemi pasur shume materiale, është bërë e ditur nga viti 2021, dokument që dëshmitari e ka identifikuar më herët, është i shkurtë dhe lidhet me çështjet që janë njoftuar dhe nuk cenon palët”, tha ajo kur u pyet pse nuk e kanë shtuar këtë dokument deri më tani.
Të pranishëm dje në sallën e gjyqit kanë qenë të gjithë të akuzuarit, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
































