Lajme

Osmani kujton gjenocidin e Srebrenicës: 8,372 nëna që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 11 July 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë.

Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 8,372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre.

Ajo po ashtu tha se mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.

-Advertisement-

“Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot. Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes. Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera