Biden dhe Zelensky do të takohen në Vilnius në kuadër të samitit të NATO-s
Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 11 Korrik 2023
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë samitit dy-ditor të NATO-s në Lituani.
Duke folur në Vilnius përpara samitit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha më 11 korrik se Biden dhe Zelensky do të takohen të mërkurën për të shqyrtuar se “si Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët janë të përgatitur që të angazhohen në mënyrë afatgjatë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet tani, si dhe për të penguar agresionin në të ardhmen”.
Samiti do të diskutojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake të NATO-s për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe lidhjet e saj të ardhshme me aleancën, duke përfshirë perspektivat e anëtarësimit.
Këshilltari i lartë i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak i tha Radios Evropa e Lirë më 11 korrik se Zelenskiy dhe Biden do të bisedojnë gjithashtu për mundësitë e përshpejtimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë avionët dhe raketat me rreze të gjatë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sullivan deklaroi se NATO do t’i ofrojë Ukrainës një udhërrëfyes për zbatimin e reformave që përfundimisht do të çonin në anëtarësimin e saj në aleancë.
Megjithatë, ai nuk dha detaje për një afat kohor se kur kjo mund të ndodhë.
Duke folur në Vilnius më 11 korrik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të marrë një “mesazh pozitiv në rrugën e anëtarësimit”, së bashku me garancitë dypalëshe të sigurisë.
Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët duhet të bien dakord që të heqin kërkesën për një Plan Veprimi për Anëtarësim (MAP) për Ukrainën. MAP përbën një listë të qëllimeve politike, ekonomike dhe ushtarake që vendet e tjera të Evropës Lindore duhet të përmbushnin përpara se të bashkoheshin me aleancën.
“Ukraina ka bërë një rrugë të gjatë që kur morëm vendimin në vitin 2008 se hapi tjetër do të ishte Plani i Veprimit për Anëtarësim. Ukraina është shumë më afër NATO-s, kështu që mendoj se ka ardhur koha për ta reflektuar këtë në vendimet e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Zelenskiy më 10 korrik u kërkoi përsëri aleatëve perëndimorë një “sinjal të qartë” mbi perspektivat e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.
“Ukraina e meriton të jetë në aleancë. Jo tani, sepse tani ka luftë, por ne kemi nevojë për një sinjal të qartë dhe ky sinjal është i nevojshëm tani”, tha Zelensky në një video-mesazh të postuar në Twitter./REL

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...



































