“Koordinimi i VV’së me Milan Radojiçiqin”, PDK kërkon hetim nga Prokuroria
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 10 July 2023
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin, në të cilin flitet për një bisedë të shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin.
Tahiri i PDK-së i bëri thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë hapa për njerëzit që kanë komunikim me njerëz të cilët janë në ndjekje nga prokuroria e që janë në listën e zezë të ShBA-së.
Shefi i GP-së të VV-së, Abelard Tahiri tha para deputetëve se kjo gjë po e prezanton bashkëpunimin e VV-së me kryekriminelin Milan Radojiçiq, dhe se kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po i jep argumente qytetarëve se nuk e meriton me qeverisë këtë vend.
“Realisht Ne seance të jashtëzakonshme duhet me pas për komunikimet e VV-së me Radojiçiqin. Sapo i dëgjuam disa përgjime e të cilat dokumentojnë bashkëpunimin e juaj me kryekriminelin Milan Radojiçiq, biseda telefonike. I bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të marrë hapa, për të gjithë ata njerëz qe janë në komunikim me njerëz të cilët janë në ndjekje nga prokuroria e që janë në listën e zezë nga Amerika. Sot u hap një epokë e re, e cila po e prezanton bashkëpunimin e VV-së me kryekriminelin Milan Radojiçiq. Çdo ditë e më shumë po i jepni argumente qytetarëve që se meritoni me qeverisë me këtë vend, duhet me çu vendin në zgjedhje, jeni bashkëpunëtor të Radojiçiqit, jeni bashkëpunëtor të Listës Serbe. Na keni akuzu neve për bashkëpunim me ta, e jo sikur ju qe po dilni qe keni komuniku me njerëz të ndjekur nga Prokuroria e Kosovës dhe nga Departamenti i Thesarit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës”, tha Tahiri.
Të tjera
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...