Stavileci për zbutjen e masës për importin e mallrave nga Serbia: Dogana është e obliguar të veprojë sipas vendimit të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 10 Korrik 2023
Dogana e Kosovës po vazhdon ta zbatojë vendimin e Qeverisë për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci
Ai saktësoi se Dogana është e obliguar të veprojë sipas vendimit të Qeverisë.
“Dogana në pikat kufitare, në bashkëpunim me Policinë, e zbaton këtë vendim”, ka thënë Stavileci.
Ai tutje ka sqaruar se vendimi fillestar i Qeverisë i referohej ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa të Serbisë në Kosovë, por më pas vendimi u ndryshua dhe u lejua hyrja e kamionëve me targat e Serbisë, porse mbeti në fuqi masa e ndalimit absolut të importit të produkteve serbe.
Stavileci po ashtu ka sqaruar se nuk ka ndalesa as kur bëhet fjalë për transitin e mallrave të prodhuara në Serbi:
“Nuk ka asnjë vendim për kalimin transit të mallrave serbe me kamionë me targa të Serbisë, prandaj ata mund të hyjnë dhe të lëvizin nëpër Kosovë, sepse janë mallra që nuk janë të destinuara për tregun kosovar. Këto ditë nuk kemi pasur transit të mallrave serbe në këtë mënyrë, sepse ndoshta ekziston frika nga keqkuptimet e mundshme”, ka shtuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës./RTK2

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























