Lajme

Deputetja britanike e shpërndanë thirrjen e Sunakut për ulje të tensioneve në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 09 July 2023

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një fjalim të kryeministrit të vendit të saj, Rishi Sunak, ku bënte thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës.

Kearns ka shkruar se Britania duhet ta zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë.

“Jemi në një zonë të diplomacisë, koha për të mbrojtur stabilitetin është tani. Mbrojtja nuk është një përshkallëzim”, ka thënë Kearns në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Rishi Sunak ditë më parë e pati një paraqitje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik, ku deputetët e patën mundësinë t’i shtronin pyetje.

Shefi i ekzekutivit britanik u pyet nëse ka dështuar parandalimi i tensionimit të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Jashtëm (James Cleverly, shën.red.) u ka thënë kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë se kanë përgjegjësi për uljen e tensioneve”, ka thënë Sunak në këtë komision, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, në lidhje me misionin ushtarak të BE-së në Bosnje e Hercegovinë, ai tha se Britania e sheh të njëjtin si qenësor për stabilitetin në rajon.

Kur u pyet nëse do të dërgojë një ndërmjetës special për procesin e paqes, Sunak u përgjigj: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte e hapur për një gjë të tillë, në një kohë kur mund të jetë e dobishme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera