Lifestyle

Horoskopi 9 korrik, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 09 July 2023

Dashi

Duhet të merrni në kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohë që e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund të jetë gjithçka për partnerin/en. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm i cili do ua ndryshojë përfundimisht jetën. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm.

Demi

-Advertisement-

Dialogu në çift do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite, megjithatë sërish nuk do ndiheni të plotësuar në lidhjen që keni krijuar. Flisni hapur me partnerin/en dhe shprehini gjithçka që ndjeni. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sesa të mendojnë për një lidhje me dikë që do iu sjellë telashe. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë.

Binjakët

Ka shumë gjasa që partneri/ja të shohë dikë tjetër sot dhe të mendojë t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vetë këtë gjë, mundohuni të reflektoni me kujdes dhe jo të bini në depresion. Beqarët do bëjnë për vete shumë persona, por do e kenë të vështirë të vendosin. Në planin financiar do përballeni me disa probleme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do ketë disa debate të vogla në jetën tuaj në çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm në orët e pasdites. Beqarët do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shumë më pranë sesa e mendonin. Ndonjëherë në jetë ndodhin disa gjëra që as vetë nuk mund t’i imagjinosh. Financat në përgjithësi do jenë të qëndrueshme.

Luani

Jeta juaj në çift do jetë një rutinë e vërtetë gjatë kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa të mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dalë mbanë. Për beqarët do jetë ditë e zakonshme. Pjese më e madhe nuk do dëshirojë të krijoje një lidhje edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Situata në planin financiar do jetë disi  e ndërlikuar.

Virgjëresha

Do ndiheni edhe më të dashuruar se më parë sot dhe do i shprehni gjatë gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri/ja nga ana tjetër do mundohet t’iu mbajë në pëllëmbe të dorës. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe jo me shumë takime. Në planin financiar do bënit mirë të reflektonit mirë para çdo lloj shpenzimi.

Peshorja

Sot planetët nuk do kenë as më të voglin ndikim në jetën tuaj në çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu që mundohuni të tregoheni sa më realistë. Beqarët do fillojnë të ndiejnë shumë për një person të cilin kanë fare pak kohë që e njohin. Për financat do jetë një ditë jo shumë e vështirë. Do tregoheni të matur.

Akrepi

Venusi do ndikojë pozitivisht sot në jetën sentimentale të çifteve. Do tregoheni më të kuptueshëm me partnerin/en dhe nuk do i kërkoni atij gjëra të pamundura. Beqarët do kenë më shumë se 70% mundësi të takojnë personin e tyre të ëndrrave. Në planin financiar do iu jepet mundësia të kryeni transaksione të rëndësishme.

Shigjetari

Projektet e përbashkëta do jenë të favorizuara gjatë kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë me humor të mirë dhe do tregohen më të hapur ndaj takimeve të reja. Edhe mundësitë për të krijuar një lidhje do jenë të mëdha. Financat do kenë goxha përmirësime.

Bricjapi

As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë që do përjetonit sot do ishin kaq të mëdha. Në fakt si ju ashtu edhe partneri/ja do tregoheni më të moderuar dhe do mateni mirë para se të flisni. Beqarët do jenë të kënaqur edhe me ndonjë aventurë kalimtare. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Ujori

Dashuria për çiftet do shkojë më së miri sot. Nëse kohët e fundit e kishit lënë pas dore partnerin/en, sot do filloni të përkujdeseni më tepër për të. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por do e kenë të vështirë të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar bëni kujdes nga ndikimi negativ i Marsit.

Peshqit

Ditë mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për të dashuruarit. Pasioni do rindizet dhe do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dikur. Beqarët duhet të tregohen më realiste dhe të mos i besojnë premtimeve që do iu bëjnë disa persona. Në planin financiar nuk duhet të tregoheni të pamatur me shpenzimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera