Lajme

Rritet kontrolli për produktet ushqimore gjatë verës, kërkohet kujdes me mish dhe qumësht

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 08 July 2023

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka intensifikuar punën sa i përket kontrollit të ushqimit në stinën e verës.

Kështu, zëdhënësi i këtij institucionit, Lamir Thaçi, i cili në Klan Kosova FM, ka thënë se kjo po bëhet për sigurinë e konsumatorëve.

“Punojmë çdo ditë pa marrë parasysh stinën, por planet dallon në dinamikë dhe fokusim. Sigurisht në sezonin e verës ushtrojmë më shumë kontrolle që kërkojnë kushte adekuate të ruajtjes në mënyrë që të mos vijnë deri të kontaminimi im produkteve”, është shprehur Thaçi.

-Advertisement-

Ai ka apeluar konsumatorët që me ngritjen e temperaturave të ketë kujdes me produktet e shportës familjare.

“Produktet duhet të ruhen sipas kushteve të përcaktuara në etiketë”.

Thaçi në veçanti ka bërë thirrje që kujdesi të shtohet tek produktet me bazë shtazore si mishi dhe produktet e qumështit.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera