“Ishalla s’i ndodh askujt më”, haxhinjtë kosovarë në Medinë, nuk dinë se kur nisen drejt Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 08 July 2023
Bashkësia Islame e Kosovës në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se më 9 korrik, të dielën, është planifikuar që të bëhet nisja e parë e haxhinjve drejt Kosovës.
Por ka haxhi kosovar që deklarohet ndryshe, duke shprehur edhe shqetësimin se si opsion është përmendur e hëna dhe atë jo si definitive.
Është Elbasan Bequku i cili për KlanKosova.tv ka thënë se ajo që thuhet në njoftimin e BIK nuk qëndron.
“Kemi pasë me udhëtu sot në mëngjes, por këta paria nuk po japin kurrfarë date. Thuhet se duhet të presim deri të hënën. Nuk e dimë çfarë po ndodh. Ka hanxhinj që kanë pasë bileta për Zvicër për Angli, tash ato janë të pavlefshme”, shprehet Bequku.
“Ishalla nuk i ndodh kështu kërkujt më. Shumë të papërgjegjshëm. I kemi bërë valixhet gati. Thonë se të hënën do të nisemi dhe ajo nuk është e sigurt”.
Bequku thotë se nga ajo që shohin, hanxhinj të vendeve të tjera tashmë e kanë lënë qytetin e Medinës.
“Të tjerët janë zhvendosur. Hanxhinjtë kosovarë janë të demoralizuar dhe ka prej tyre që janë të sëmurë, të lodhur. Temperaturat janë të larta. Ne më së largu të hënën duhet t’i lëmë edhe hotelet”.
Lidhur më këtë çështje KlanKosova.tv ka provuar të kontaktojë me BIK-un por deri në publikimin e artikullit kjo ka qenë e pamundur.
Të tjera
-
A e goditi presidentja Osmani, Edita Tahirin me deklaratën për Urën e Ibrit?
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka kundërshtuar përfshirjen e Urës së Ibri...
-
E dhimbshme: Ky është 55 vjeçari që vdiq në aksidentin në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një ...
-
PSD me aksion nesër pranë urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër u...
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi
“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”....
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...
-
Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati
Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po...
-
I akuzuari tjetër në rastin e vrạsjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm
I akuzuari në vrasjen e ish-policit Triumf Rizja, Ilir Avdullahu, u dekla...
-
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e historianit Hakif Bajrami
Kryeministri, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Bajrami n...
-
Vrạsja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri
Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një...
-
Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për përdorimin e termeve “prindi 1 dhe prindi 2” për nënën dhe babain
Të martën në media u publikua një dokument i shkollës “Elena Gjika”, k...