Lajme

Zhduket një person në Zveqan, dyshohet se ka rënë në lumin Iber

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 06 July 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në Zveqan.

Viktima është 49-vjecare, Jasemina Petroviq.

Ndërsa, bashkëshorti i saj Zoran (Mirko) Petroviq po dyshohen se e njëjta ka rënë në lumin Iber, përcjell IndeksOnline.

-Advertisement-

Dje rreth orës 14:30, ankuesi i lartcekur ka raportuar se deri sa kishte qenë në punë rreth orës 08:10 është telefonuar nga bashkëshortja e tij viktima e lartcekur, ku e njëjta e kishte informuar se do të dal në qytet për te blerë gjëra ushqimore.

Sipas ankuesit bashkëshortja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nga një taksist –dëshmitari Millosh(Mirosllav)Spiriq  e kishte informuar se diku rreth orës 08:30, bashkëshortja e tij kishte  zbritur po sa kishte kaluar urën (të Hekurit), mbi lumin Iber  rr’’Mbreti Peter 1”-Zveqan.

Ankuesi e kishte kërkuar te të gjithë të afërmit e tij por nuk e kishte gjetur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur Hetimet DRP-Mitrovicë Veri, njësitet Reaguese në detyrë STP-Zveqan, Brigada e Zjarrfikësve –Zveqan ku dhe është bërë kërkimi i viktimës por nuk është gjetur.

Sipas ankuesit gjendja shëndetësore mentale dhe fizike e viktimës ka qenë e mirë dhe ditën kritike e njëjta nuk ka shfaqur shenja të ndonjë shqetësimi.

Ankuesi edhe në deklaratën e tij ka potencuar se kërkon çfarëdo ndihme nga institucionet qoftë nga policia apo institucionet tjera të sigurisë të RKS-ës pasi që i njëjti dyshon-aludon se viktima gjegjësisht bashkëshortja e tij ka ren në lumin Iber.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar i cili ka informuar se për momentin është i zënë në një seancë në gjykatë, mirëpo duke u bazuar në rrethana të rastit, rasti iniciohet si,, person i zhdukur” ku dhe do të njoftohet prokurori kujdestar i shtetit me vonë.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe dëshmitari i lartcekur -taksisti. Vlen të potencohet se edhe me tutje në kërkim të viktimës janë njësitet policore – Reagues STP-Zveqan , njësitet Hetimeve nga DRP-Veri dhe brigada e zjarrfikësve KK-Zveqan, ku deri në këto momente nuk është mundur të sigurohet as një informacion mbi vendodhjen e viktimës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera