“Messi” turk prezantohet të premten nga Reali
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 06 July 2023
Arda Güler do të zyrtarizohet të premten si futbollist i Realit të Madridit. Nga ky transferimin, mediet turke raportojnë se Fenerbahce do të përfitojë afërsisht 30 milionë euro.
Nga ana tjetër, shtypi spanjoll shkruan se trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, planifikon të përdorë Ardën kryesisht në krahun e djathtë gjatë gjithë sezonit.
Sot, në konferencën për shtypin, presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, i pyetur për të ardhmen e “yllit” 18-vjeçar, tha:
“Miliona tifozë e kanë përqafuar Ardën. Jo vetëm tifozët e Fenerbahçes, ne e dimë se sa shumë e duan. Ne duam t’ju tregojmë si u zhvillua procesi. Ne do t’ju tregojmë se sa zgjat procesi.\
Mendoj se ua kam borxh tifozëve. Është krenaria e futbollit turk që Arda kërkohet kaq shumë. Kemi dërguar shumë të rinj jashtë vendit. Është e rëndësishme të jesh i kërkuar. Dua të them diçka të qartë. Arda nuk do të qëndrojë te Fenerbahce, nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm.”
Thuhet se Reali e Madridit do të paguajë një tarifë fikse prej më shumë se 17 milionë e 500 mijë eurosh, sa është klauzola e lirimit, si dhe bonuset, që e çojnë totalin në afër 30 milionë.
18-vjeçari Arda Güler ka veshur fanellën e Fenerbahçes në 35 ndeshje zyrtare në sezonin e kaluar. Numri 10 arriti të shënonte 6 herë si dhe dha 7 asistime. Arda Güler ka luajtur në 4 ndeshje me Kombëtaren A dhe ka shënuar një gol.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































