Dëgjohen audio-incizimet e rastit në gjykimin ndaj dy policëve për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare
Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 05 July 2023
Të mërkurën, në vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor ndaj dy zyrtarëve policorë të akuzuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, Rrustem Mehmeti dhe Teuta Mulliqi, në fazën e administrimit të provave janë dëgjuar audio-incizimet e rastit.
Në këtë rast, Rrustem Mehmeti dhe Teuta Mulliqi po ngarkohen se më 24 gusht 2020 në zyrën e stacionit Policor në Mitrovicë – Jug, me keqpërdorim të detyrës ose autorizimit kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe e kanë ofenduar rëndë dinjitetin e të dëmtuarit N.B., raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, të mërkurën u administruan provat materiale, ku ndër të tjera u dëgjuan audio-incizimet e rastit.
Ndryshe, të pranishëm në seancë ishin prokurorja Ajtene Zoni, i akuzuari Rrustem Mehmeti me mbrojtësin e tij, avokatin Gazmend Ismajli, e akuzuara Teuta Mulliqi me mbrojtësin e saj, avokatin Mahmut Halimi, si dhe i dëmtuari N.B. me përfaqësuesen e tij, avokaten Marigona Gashi.
Paraprakisht, avokati Mahmut Halimi propozoi që për hir të efikasitetit në procedurë, audio-incizimet vetëm të konstatohen si të dëgjuara në procesverbal, meqenëse të njëjtat janë dëgjuar nga të gjitha palët disa herë.
Ky propozim u kundërshtua nga prokurorja Zoni, me arsyetimin se është faza e administrimit të provave, dhe audio-incizimet duhet të dëgjohen në seancë, pavarësisht se kanë mundur të dëgjohen më parë.
Propozimi i mbrojtjes u kundërshtua nga gjyqtari i rastit Xhemajl Jusufi, me arsyetimin se audio-incizimet janë propozuar si provë materiale, dhe është me interes por edhe në pajtim me dispozitat e KPPK-së, që të dëgjohen në shqyrtim gjyqësor në prezencë të të gjitha palëve.
Pas dëgjimit të audio-incizimeve, prokurorja Zoni propozoi shtyrjen e seancës, me arsyetimin se i duhet kohë për klasifikimin e provave tjera materiale, si dhe për shkak se në pasditen e ditës së sotme ishte e angazhuar me seancë të natyrës urgjente.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 20 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Rrustem Mehmetit dhe Teuta Mulliqit, me arsyetimin se më 24 gusht 2020 në zyrën e Stacionit Policor në Mitrovicë – Jug, me keqpërdorim të detyrës ose autorizimit kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe e kanë ofenduar rëndë dinjitetin e personit tjetër, të dëmtuarit N.B.
Sipas aktakuzës, me rastin e marrjes në pyetje të të dëmtuarit N.B në zyrën e Teuta Mulliqit, pasi që i njëjti kishte kërkuar qe t’i sqarohet se për çfarë arsye është ftuar dhe duke iu thënë që nuk dëshiron të japë deklaratë pa prezencën e avokatit, nuk iu kanë lexuar të drejtat e tij, ndërsa të akuzuarit kanë filluar t’i bëjnë presion dhe dhunë fizike që të japë deklaratë.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Rrustem i ka thënë: “cilin avokat po e do, Tomën apo Rrecaj, çfarë filozofi je ti, mësuesit si ti na kanë sjellë këtu ku jemi tani”. Ndërsa, përreth një orë nuk iu është siguruar avokati.
Gjithnjë sipas aktit akuzues, i pandehuri Rrustem Mehmeti dy herë e kishte goditur në pjesën e qafës pas kokës, duke kryer dhunë fizike, ndërsa e pandehura Teuta me këtë rast në mënyrë ironike kishte qeshur.
Tutje, thuhet se polici Rrustem ia kishte vendosur shufrën tek goja dhe i kishte thënë që do t’ia thyej dhëmbët apo eshtrat, ndërsa tërë ngjarjen i dëmtuari N.B. e ka incizuar me telefon mobil.
Prandaj, me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 par. 1 i KPRK-së, në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
































