Bota shënon ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 05 July 2023
Bota regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë të hënën ndërsa temperaturat u rritën në të gjithë globin, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat Kombëtare të SHBA për Parashikimin e Mjedisit (NCEP). Organi qeveritar i SHBA tha se regjistroi një temperaturë mesatare globale prej 17.01 gradë Celsius (62.62 F) të hënën. Kjo tejkalon nivelin më të lartë të mëparshëm prej 16.92 gradë Celsius (62.46 F) nga gushti 2016.
“Ky nuk është një moment historik që duhet të festojmë,” tha të martën shkencëtarja klimatike Friederike Otto. “Është një dënim me vdekje për njerëzit dhe ekosistemet.”, shtoi shkencëtarja. Paralajmërimi vjen pasi shumë shtete jugore të SHBA-së mbeten nën kontrollin e të nxehtit ekstrem ditët e fundit. Corpus Christi, një qytet në Teksas, regjistroi një temperaturë rekord në qershor prej 51 gradë Celsius (125F). Temperatura të ngjashme janë regjistruar edhe në Oklahoma, Arkansas, Misuri dhe Luiziana.
Ndërkohë, Kina ka parë një valë të zgjatur të nxehti, gjatë së cilës Pekini përjetoi pothuajse dhjetë ditë rresht ku temperaturat kaluan 35 gradë Celsius (95F). Disa rajone në Afrikën e Veriut regjistruan temperatura që i afroheshin 50 gradë Celsius (122F). Edhe Antarktida, e cila aktualisht është në dimër, kohët e fundit përjetoi temperatura relativisht të buta prej 8.7 gradë Celsius (47.6F), duke thyer rekordin e saj të korrikut.
Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, së bashku me një model të fortë të motit të ngrohtë të El Nino, janë përgjegjës për temperaturat jashtëzakonisht të larta – dhe se do të ketë më shumë. Zeke Hausfather, një studiues në grupin e analizës së të dhënave të temperaturës së tokës në Berkeley, tha në një deklaratë për Reuters se anomalia e vazhdueshme e motit është “vetëm e para në një seri rekordesh të reja këtë vit”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























