Lajme

Pagesa 50 euro/ Numri i qytetarëve që duan të adoptojnë qen në Prishtinë – thirrja hapet pas 2 javësh

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 03 July 2023

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se janë së paku 20 qytetarë- individë dhe persona juridik që kanë shpreh interesim për adoptimin e qenve, me ç’rast një adoptim subvencionohet me 50 euro në muaj. Por, qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro.

Në një bisedë  Fushtica tha se interesimi për adoptimin e qenve është “jashtëzakonisht i madh”.

“Interesimi është jashtëzakonisht i madh, ka qytetarë që kanë aplikuar. Ne javën e kaluar në kuvendin e kryeqytetit e kemi miratuar vendimin për subvencionim, dmth ka kalu vendimi për subvencionim, tash vetëm pritet derisa të hyn vendimi në fuqi. Shpresoj që brenda 2 jave, ne jemi në fëzën e përpilimit të kontratës, bashkërisht me plaët e interesit. E kemi fillu ta bëjmë listën e personave që kanë shpreh interesim për adoptim dhe në momentin që nënshkruhet kontrata, i kalon filterat ligjorë, do të hapim thirrjen për adoptim”, tha Fushtica.

-Advertisement-

Tutje ai tha se deri më tani janë së paku 20 persona që kanë shprehur gatishmërinë për adoptim.

“Një numër së parku mbi 20 qytearë që deri tani kanë shpreh gatishmëri si individ por edhe si persona juridik kanë shpreh interesim për adoptim. Ka qytetarë që duan të marrin më shumë se një qen”, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë do të bëhet me qentë të cilët qëndrojnë grumbull në lagje të ndryshme nëpër Prishtinë, ai tha se këta qenë do të dërgohen në srehimore e më pas do të kenë mundësinë qytetarët që t’i adoptojnë.

“Ne me operatorët ekonomik të licensuar dhe do të licensohen nga AVUK-u, ato do t’i adaptojnë qentë dhe qytetarët mund të shkojnë në ato qendra për strehim dhe të fillojnë procesin e adoptimit”, tha ai.

Ai tha se në këtë projekt janë duke punuar ngushtë me të gjitha palët.

“Ne po duhet të punojmë ngushtë me të gjitha palët e interesit duke i zbatuar aspektet ligjore. Rishtazi edhe Ministria e Bujqësisë e ka miratuar një rregullore për trajtimin e qenve dhe hapjen e strehimoreve, do të jetë përgjegjësi e AVUK-ut me bë licensimin e këtyre strehimoreve”, deklaroi Fushtica për Gazetën Express.

Teksa shtoi se janë në fazën përfundimtare të hartimit të rregullores për adoptimin e qenve.

Gjithashtu, ai tha se qytetarët që nuk i përmbahen rregullores për adoptimin e qenve mund të gjobiten nga 1 deri në 3 mijë euro.

“Gjobat me vendim që e kemi mairatu, janë prej 1-3 mijë euro për qytetarët që i keqtrajtojnë qentë, nëse e merr qenin dhe e shkelë cilëndo pikë të rregullores parashihen gjoba dhe normal me nënshkrimin e kontratës, qytetari dhe kryeqyteti merr obligime ligjore”, tha ai.

Por kush do ta bëje verifikimin e zbatimit të kontratave mes komunës dhe qytetarëve?

“Janë të përcaktuara në detaje obligimet që merr qytetari me adoptimin e qenve, monitorimin do ta bëjë institucioni i kryeqytetit, menaxheri i kontratës dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve”, tha ai.

Ndërsa, thirrja për adoptimin e qenve pritet të hapet pas 2-3 jave.

“Në atë momnet që hyn në fuqi vendimi, brenda 2-3 jave ne do të fillojmë me thirrje për adoptim”, përfundoi ai.

Fushtica ka deklaruar se Komuna është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qeneve endacak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera