Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, shfaqet me fustan të tejdukshëm në Javën e Modës në Paris
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 03 July 2023
Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj për modën.
Dhe Rita Ora “ngriti temperaturat” kur mbërriti në shfaqjen e Azzedine Alaïa gjatë Javës së Modës në Paris të dielën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 32 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm me material dantelle për këtë rast, duke mos i lënë thuajse vend imagjinatës.Fustani i zi elegant theksoi çdo centimetër të figurës së saj të pabesueshme të trupit, ndërsa Rita vendosi të shfaqej pa sytjena poshtë materialit të tejdukshëm dhe veshi vetëm një palë tanga të holla.
Ajo kishte mbathur një palë taka të larta të zeza, ndërsa u shoqërua nga një shok i saj në ngjarjen e modës.
Rita i kishte lidhur flokët e saj bionde në një bisht, teksa theksoi tiparet e saj të fytyrës me aplikimin e një game të mrekullueshme të makijazhit.
Bukuroshja hoqi bizhuteritë dhe e la fustanin të fliste vetë teksa shfaqte besim para kamerave të pritjes.
Edhe të shtunën, Rita ora dukej provokuese në një mini-fund ngjyrë rozë kur u shfaq në koncertin e Paradës së Krenarisë në Londër.
Këngëtarja ishte në elementin e saj teksa interpretonte disa nga hitet e saj të jashtëzakonshme para turmës së mbledhur për të festuar të drejtat e komunitetit LGBT+.
Ylli i muzikës pop ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re, “Don’t Think Twice”.
Është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You & I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së çiftit Rita Ora dhe Taika Waititi.
Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.
“Ju jetoni vetëm një herë, kështu që në të vërtetë duhet të kapësh momentin dhe të mos frenosh nga mendimet se çfarë mund ose nuk mund të ndodhë”, tha ajo.
Kënga e zhanrit eurodance i pason këngëve të tjera të albumit “You Only Love Me” dhe “Praising You”, të cilat tashmë veç janë publikuar dhe janë pritur mirë nga publiku.
Rita së fundmi tha se albumi pasqyron se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.
Ajo tha në një deklaratë: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam sot”.
“You & I” – vazhdimi i “Phoenix” të vitit 2018 – është albumi i parë i Ritës si pjesë e partneritetit të saj të ri me shtëpinë diskografike BMG, e cila i ka dhënë asaj të drejtat e posedimit të të gjitha fitimeve të muzikës së saj pë të ardhmen dhe të kaluarën e saj, dhe publikohet i plotë më 14 korrik.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...