Papa Françesku i indinjuar për djegien e Kuranit në Suedi
Autori: Gazeta inFokus
07:59 | 03 July 2023
Papa Françesku ka reaguar i indinjuar për djegien e Kuranit në Suedi. Në një intervistë me drejtorin e gazetës së Emirateve të Bashkuara Arabe Al Ittihad, Hamad Al Kaabi, ai tha se çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga njerëzit e tij duhet të respektohet
“Jam i indinjuar dhe i neveritur nga veprime të tilla. Çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga njerëzit e tij duhet të respektohet nga respekti për ata që besojnë në të. Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si justifikim për të ofenduar të tjerët”.
Kreu i Vatikanit përsëriti se horoskopët dhe fallxhorët nuk mund të jenë pikë referimi për të krishterët, duke paralajmëruar kundër besëtytnive.
“Ka nga ata që e imagjinojnë atë si një lloj magjistari që parashikon të ardhmen, por kjo është një ide supersticioze. Të krishterët nuk besojnë në bestytni si magjia, letra, horoskopi apo gjëra të ngjashme”, nënvizoi Papa.
Kjo nuk është hera e parë që Papa flet kundër atyre që pretendojnë se parashikojnë të ardhmen duke i dhënë kështu zgjidhje iluzore jetës së të tjerëve. Para disa vitesh thoshte: “Kur njeriu nuk kapet pas fjalës së Zotit, por për të pasur më shumë siguri konsultohet me horoskopët dhe fallxhorët, fillon të shkojë deri në fund. Dhe nëse një i krishterë e lë veten të ndikohet nga kjo lloj gjëje do të thotë që besimi nuk është aq i fort”ë, paralajmëroi ai.
Në udhëtimin e tij në Afrikë në fillim të këtij viti, ai preku temën delikate të magjisë.
Duke folur me të rinjtë në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos, ai i paralajmëroi ata jo vetëm për drogën, por edhe për “varësinë ndaj okultizmit dhe magjisë, të cilat ata i mbyllin në dhimbjet e frikës, hakmarrjes dhe zemërimit.
“Ju lutem, mos lejoni që të magjepsen nga falsiteti parajsat egoiste, të ndërtuara mbi pamjen e jashtme, mbi fitimet e lehta ose mbi fenë e shtrembëruar. I krishteri mund të jetë me të vërtetë një profet sepse në sajë të Pagëzimit, ai i ndihmon të tjerët të lexojnë të tashmen nën veprimin e të Shpirtit të Shenjtë. Kjo është shumë e rëndësishme: lexoni të tashmen jo si kronikë, por nën veprimin e Frymës së Shenjtë, i cili ndihmon për të kuptuar planet e Zotit dhe për t’u korresponduar me to. Me fjalë të tjera, profeti është ai që ua vë në dukje Jezusin të tjerëve, që dëshmon për të, që ndihmon për të jetuar sot dhe për të ndërtuar të nesërmen sipas planeve të tij. Prandaj të gjithë jemi profetë” , tha Papa në takimin në Stadiumin e Martirëve në kryeqytetin kongolez.a2news

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































