Komandant Remi si dëshmitar në Hagë, nuk e di se për cilin proces do të intervistohet
Autori: Gazeta inFokus
07:20 | 03 July 2023
Rrustem Mustafa – Remi gjatë javës së ardhshme do të udhëtoj drejt Hagës. Atje do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.
Mustafa në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se nuk e di se për cilin process gjyqësor do të merret në pyetje. Komandant Remi është pjesë e atakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së, si dhe është përmendur në dis araste përgjatë procesit.
Emri iu përmend në disa raste, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. E të shtunën, Rrustem Mustafa konfirmoi se ka pranuar një ftesë nga Specialja.
Në një përgjigje përmes telefonit për Dukagjinin, Mustafa ka thënë se në Hagë po udhëton në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo nuk ka treguar se për çka saktësisht është ftuar.
Për komandant Remin, që ka qenë udhëheqës i zonës operative të Llapit kjo nuk është hera e parë që intervistohet nga Specialja.
Ai ishte marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe në janar të vitit 2019.
Rrustem Mustafa, është gjithashtu pjesë e aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Në pikat 67 dhe 68 të aktakuzës, Prokuroria pretendon se dhjetëra persona u mbajtën të paraburgosur në disa qendra ndalimi që ndodheshin në zonën e Llapit, ku komandant ishte Mustafa.
Emrin e komandant Remit e përmendi edhe një nga dëshmitarët në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Nuk mund të themi se në cilën fazë të hetimeve janë. A është qëllimi i tyre të përfundohet me ish-krerët e UÇK-së, apo të ftohen edhe persona të tjerë. Megjithatë, gjatë procedurës hetimore janë marrë një mori personash në pyetje, kështu që nuk përjashtohet mundësia që në një fazë të mëvonshme ose edhe të tanishme, të ngritet ndonjë aktakuzë për çështje të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kadri Osaj – Avokat.
Rrustem Mustafa e ka kaluar një proces gjyqësor për krime lufte edhe në Kosovë.
Si pjesë e grupit të Llapit, ai ishte dënuar me 4 vite burgim.
I gjithë grupi, u dënua me 13 vjet heqje lirie.
“Ky rast ka vazhduar procesin gjyqësor edhe me misionin e UNMIK-ut, madje i njëjti rast është kthyer në rigjykim dhe ka vazhduar edhe nga misioni i EULEX-it dhe diku në vitin 2015 ky rast ka marrë formën e prerë. Tani më, Dhomat e Specializuara, apo Gjykata, nuk mund t’i akuzoj personat për pikat e njëjta të aktakuzës për të cilat tanimë janë gjykuar”, ka shtuar Amer Alija – FDH.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























