Lajme

Kusari-Lila – Ramës: Çfarë hapi de-eskalimi ta bëjë Kosova, ta ndalë sundimin e ligjit?

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 02 July 2023

Mimoza Kusari-lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka pyetr kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se çfarë hapi duhet të bëjë Kosova për ta de-eskaluar situatën në Veri.

Ajo ka thënë gjatë një interviste për Euroneës Albania se “Kosova nuk mund ta ndalë sundimin e ligjit“.

Kusari-Lila, ka vlerësuar kryeministrin e Ramës për mbylljen e projektit të Ballkanit të Hapur.

-Advertisement-

Por ajo thotë se Kosova nuk po bën asnjë veprim që e destabilizon Veriun.

”Mua më intereson cili është parimi i këtyre kritikave, e lexova deklaratën e kryeminsitrit Rama që thuhej që Kosova nuk po bën hapa për de-eskalim. Cili është hapi që Kosova duhet të bëjë për de-eskalim, ta ndalë sundimin e ligjit, të ndikojë Qeveria jashtëligjshëm që kryetarët të dorëhiqen – ata mund të tërhiqen në rast se hidhen nënshkrimet prej 20% të qytetarëve që kanë të drejtë vote“, ka deklaruar Kusari-Lila.

Më tutje, ajo ka thënë se kryetarët shqiptarë në Veri mund të japin dorëheqje vetëm nëse e vlersojnë si veprim të duhur, duke nënkuptuar se nuk do të ketë presione politike mbi ta.

”Dorëheqja është akt që bëhet në vlerësimin e tyre, nuk është dorëhqja që mund të vije në si presion politik“, ka deklaruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera