Qëndroi për nëntë ditë me Hetemin në komunë, Vokrri: Objekti është ndër më modernët, është improvizuar dush
Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 30 June 2023
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, për nëntë ditë qëndroi i ngujuar në objektin e Komunës së Leposaviqit, së bashku me kryetarin Lulzim Hetemin, i cili po vazhdon të jetë akoma brenda.
Në lidhje me këtë Vokrri ka treguar përvojën që kishte brenda atij objekti për aq sa kohë që ishte brenda, duke thënë se ka qenë një përvojë që nuk do ta harrojë.
Ai shtoi se qëndrimi i Hetemit duhet merret shembull nga të gjithë, për qëndrimin e palëkundur.
“Borxh ia kemi që t’ia dimë për nder kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për stoicizmin e tij, për qëndrimin e tij atje i palëkundur duke pasë parasysh se çfarë barre ka mbi vete që nuk është thjesht çështje veç e një komune në Kosovë, por është diçka shumë me e madhe, është ndihmese e jashtëzakonshme për plotësimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Vokrri.
“Qëndrimi me të ka qenë përvojë që nuk harrohet dhe merret për tëre jetën na ka jep shembull qysh duhet dikush duhet me besu në vendin e vet, me besu në të drejtën e vet dhe me pasë gatishmëri edhe për sakrificën që me realizu një mision që ka filluar shumë më herët”.
Në lidhje me kushtet brenda komunës, ai tha se e kanë improvizuar një dush për t’u larë.
“Ndërtesa komunale e Leposaviqit është njëra prej më moderneve që ka Kosova, kushtet janë të përballueshme, bëhen improvizime, është improvizuar një dush. Pavarësisht rrethanave, kushteve pavarësisht sa është komod ndërtesa, zotëri Lulzim Hetemi është i vendosur që ta kryejë punën e tij me nder deri në fund”. /Klankosova.tv.
Të tjera
-
Idetë e Mergim Lushtakut “mollë sherri” në Vetëvendosje
Heqjen e ndalesës për importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet kateg...
-
Dervishaj: Edhe Runiku mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
SHBA/ Tarifat për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina pritet të hyjnë në fuqi më 1 shkurt
Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për të vendosur t...
-
Ahmeti nga tubimi në Suharekë, Rogovë dhe Përdrini: Po vazhdon një fushatë e jashtëzakonshme e kandidatit tonë për kryeministër Lumir Abdixhiku
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka vazhd...
-
Daut Haradinaj alarmon për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T...
-
Shenoll Muharremi tallet me deklaratën e Mimoza Kusarit, “sa vota po i do kryeministër”
Njohësi i integrimeve, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status në rrjetin...
-
Daut Haradinaj i kthen përgjigje Donika Gërvallës: Boll është boll, nuk do ta tolerojmë gjithë jetën këtë gjuhë ofenduese
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj of...
-
Jeta Rafuna: Keqekolla dhe Prapashtica i thanë Po ndryshimit të madh me 9 shkurt
Jeta Rafuna, kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Ko...
-
Lushtaku: Me Bedri Hamzën kryeministër zotohemi se Kosovën do ta bëjmë 100 herë “Ma mirë ”
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Gashi nga takimi në Llap: Energjia dhe përkushtimi i tyre janë dëshmi e qartë se ndryshimi po vjen
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër...
-
Gashi e Bekteshi nga takimi me banorët e Breznicës: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Dervishaj: Edhe Skenderaj mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...