Rozë

“Kam hequr dorë përfundimisht nga…”/ Maluma zbulon sekretin e trupit të tij muskuloz

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 29 June 2023

Këngëtari i famshëm, Maluma, përveç muzikë ai pëlqehet nga fansat edhe për paraqitjen e tij të jashtme.

Artisti kolumbian ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “El Horminguero”, ku ndër të tjera ka folur edhe për rutinën që ai ka ndjekur për të bërë një trup të bukur me muskuj dhe në super formë.
Maluma ka zbuluar se ka hequr dorë përfundimisht nga sheqeri, ndërsa shtoi se konsumon shumë proteina dhe shkon në palestër çdo ditë.

“Të jesh në formë është të gjesh ekuilibrin në fund të ditës. Unë ha gjithçka që më pëlqen, por i llogaris mirë kaloritë e mia. Unë nuk ha sheqer, e kam hequr atë nga jeta ime. Karbohidratet pothuajse fare. Ha shumë proteina dhe shkoj në palestër çdo ditë, por më shumë për mendjen se sa për trupin tim. Ti punon me një ritëm krejtësisht ndryshe kur i përkushtohesh qenies dhe shpirtit tënd”, tregoi këngëtari kolumbian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera