Lajme

Shefi i NATO-s, sërish u bën thirrje Kosovës e Serbisë për përmbajtje

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 28 June 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e misionit të NATO-s në Kosovë.

Ai tha se ky mision e zbaton në përpikëri mandatin e tij që i është dhënë nga OKB-ja.

Në një takim që ai zhvilloi me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, ai po ashtu theksoi rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i eskalojë edhe më tej tensioniet, dhe menjëherë të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është e vetmja rrugë përpara”, theksoi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, që kur tensionet mes dy vendeve u ngritën në nivele të larta, nga 26 maji e tutje, ka bërë thirrje vazhdimisht për ulje të tensioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera