Lajme

Vajza harron çantën me 13 mijë euro në autobusin e ‘Trafikut Urban’, ia kthen punëtori i pastrimit

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 28 June 2023

Në njërin nga autobusët e Trafikut Urban të linjës 4, në natën e 20 qershorit, pastruesi i autobusit e gjeti një çantë të vogël, por që kishte vlerë fort të madhe.

Pastruesi pas gjetjes, mjetin e ktheu në bazë, derisa pak minuta më pas aty u paraqit edhe qytetarja që në autobus i la hiç më pak se 13 mijë euro.

Me këtë shumë, vajza kishte treguar se e pati plan të blejë një banesë.

-Advertisement-

Gjithsesi, ky akt i lartë human dhe qytetar i punëtorit të pastrimit u vlerësua fort nga menaxherët, që thanë se punëtorit do t’i japin edhe mirënjohje.

Drejtori i Operativës në Trafikun Urban, Mentor Isufi, tha për KlanKosova se deri më tani kjo është vlera më e madhe monetare që dikush e ka harruar në autobus.

E ajo çka udhëtarët më së shumti harrojnë nëpër autobusë janë qese me gjëra ushqimore, çadra, mjete identifikuese, por edhe telefona dhe para në shuma më të vogla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera