Kurti jep detaje nga qëndrimi në Londër, nesër takon tre policët që u rrëmbyen nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 27 June 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth qëndrimit të tij në Londër, ku është takuar me udhëheqës dhe politikanë britanikë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nesër do t’i takojë tre policët të cilët janë rrëmbyer e më pas liruar nga autoritetet serbe, njofton Klan Kosova.
“Me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly me të cilin jam në kontakt e komunikim të rregullt, diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës sonë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
“Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit”, ka thënë ai tutje.
“Jemi me fat që në Pallatin e Ëestminster kemi shumë miq. Atje u takova me deputetë të Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), konservatorë, liberal-demokratë e laburistë”.
Nga Partia Laburiste, një takim të ndarë ka zhvilluar edhe me Sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy dhe Ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty.
“E miq laburistë kemi edhe jashtë institucioneve por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato. Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas. Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik”, ka treguar ai tutje.
“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera
-
“Vitruvian Woman” e rikoncepton veprën e Da Vinçit për të drejtat e grave
“Vitruvian Woman” është një lloj rikonceptimi i veprës së famshme të italiani...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...
-
Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...