Lajme

Osmani mbërrin në Podgoricë, merr pjesë në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 27 June 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Podogricë ku do të merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore.

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimi me vendet e rajonit.

“Në këtë Samit, Presidentja Vjosa Osmani i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera