Eksperti i emergjencave: Kosova kanoset nga tri rreziqe natyrore
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 27 June 2023
Nënë e bir vdiqën si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën në mbrëmje në lagjen “Asllan Qeshme” në qytetin e Pejës.
Mirsada dhe Dion Ademajt (pesëvjeçar), iu dha lamtumira e fundit ditën e hënë.
Si pasojë e përmbytjeve të para tri ditëve që ndodhën në këtë qytet, u lënduan edhe dy persona, si dhe u shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe biznese.
Kjo situatë alarmoi institucionet lokale e qendrore rreth rreziqeve e pasojave që mund të sjellin shirat e përmasave të së shtunës.
Eksperti i emergjencave Tahir Ahmeti, ka treguar shkaktarët e vërshimeve në zonat rurale dhe ato urbane.
“Ndër shkaktarët e këtyre vërshimeve në zonat rurale janë bllokimet e lumenjve apo përrockave nga hudhja e mbeturinave të ndryshme, ndërsa në zonat urbane një ndër shkaktarët është infrastruktura e dobët nëntokësore, pra rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili nuk mundet t’i përballoj ujërat e rrëmbyeshëm, kur kemi të reshura më të dendura”, tha ai.
Ahmeti tha se Kosova rrezikohet nga tre lloj rreziqesh natyrore dhe se sipas tij, ato janë të paparashikueshme.
“Kosova kryesisht rrezikohet nga tri rreziqe natyrore: tërmetet, vërshimet dhe zjarret e pyjeve. Mirëpo, edhe rreziqet e tjera nuk duhet të nënvlerësohen si: reshjet e mëdha të bores, ortekët, erërat e forta, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet e pendave të liqeneve artificiale”, theksoi Ahmeti.
“Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, me intensitete dhe efekte të ndryshme, të cilat mundë të godasin çdo moment duke shkaktuar humbje të të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale”, shtoi ai.
Eksperti i emergjencave shtoi se qytetarët duhet të kenë njohuri elementare rreth fatkeqësive, derisa renditi masat parandaluese që shteti duhet t’i ndërmerr.
“Njohuritë elementare për fatkeqësitë natyrore janë mjaft të rëndësishme për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të paktën të dinë si të veprojnë në raste të caktuara. Gjithsesi se duhet një edukim i vazhdueshëm shoqëror për këto fatkeqësi, që nga fëmijët e deri tek moshat më të shtyera”, tha ai.
“Organet kompetente, përveç masave të tjera parandaluese, duhet të bëjnë rregullimin e shtretërve të lumenjëve, kanaleve kulluese apo përrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit, e që pastaj mund të shkaktojë vërshime, si dhe të ndalohet eksploatimi i pakontrolluar i zhavorrit, në shtretërit e lumenjve, që ndikon direkt në rrjedhën normale të ujit i cili është i detyruar të del nga shtrati dhe të vërshojë, gjithashtu duhet edhe fushata vetedijësuese por edhe ndëshkuese për qytetarët të cilët hudhin mbeturina në lumenjë apo përrocka, dhe që kjo mund të ndikojë shumë që kur të kemi të reshura të dendura, këta lumenj apo përrocka të mbyllen apo të bllokohen dhe të kemi përmbytje. Ndërsa në zonat urbane duhet që të përmirësohet infrastruktura nëntokësore”, tha eksperti i emergjencave për Klankosova.
Ai pati edhe një porosi për institucionet e Kosovës.
“Institucionet shtetërore gjithmonë duhet të jenë të përgatitura që nëse ndodhin këso lloj fatkeqësi me përmasa më të mëdha, reagimi duhet të jetë i shpejt, efektiv dhe profesional”, tha Ahmeti.
Ndërkaq, nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës theksuan se moti gjatë stinës së verës do të mbajë i ndryshueshëm.
“Për një periudhë të shkurtër do të kemi mot me temperatura të larta, por po ashtu për disa ditë do të kemi edhe mot me shi dhe stuhi”, tha për Klankosova.tv, Besim Aliu nga ky institut.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































