Abdixhiku: Institucionet qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror në Pejë
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 25 June 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes së një gruaje dhe fëmijës së saj pesë vjeçar si pasojë e reshjeve të shiut në Komunën e Pejës.
“Jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas vërshimeve të shiut të cilat shkaktuan humbje jetësh e dëme të mëdha në disa lagje të Pejës.Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne. Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Abdixhiku.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qeveria që të mobilizohen dhe të bashkëpunojnë me Komunën e Pejës për situatën në fjalë.
“Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri së bashku me organet tjera lokale, janë duke i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të ndihmuar familjet e prekura në këtë kohë të vështirë. Solidariteti dhe bashkëpunimi janë thelbësore në momente të tilla për të ndihmuar bashkëqytetarët të ngrihen përsëri pas një fatkeqësie tragjike”.
“Si kryetar i LDK-së, falënderoj të gjitha organet lokale, njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së si dhe të gjithë qytetarët për angazhimin e tyre për të tejkaluar këtë situatë. Po ashtu lus të gjithë të tregojnë kujdes të shtuar deri në menaxhimin e plotë të situatës”.
“U bëj thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror të iu dalin në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet. Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve tona në përballje me këtë situatë”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























