Konjufca: S’ka pazare për lirimin e policëve, të kryhet siç tha ShBA-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 24 June 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se ende s’ka pajtim për zgjidhjen e situatës në veri, përkundër takimit të së enjtes në Bruksel.
Ai shton se dakordimi për organizmin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore është vetëm në nivelin politik, por jo për mënyrën sesi të ecet përpara për deeskalimin e situatës.
Konjufca akuzon Serbinë se po kërkon autonomi territoriale në veri, derisa thekson se do t’i bindin ndërkombëtarët se Kosova është në të drejtën e saj për situatën në katër komunat veriore.
Kryeparlamentari Konjufca flet edhe për rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, iniciativën e presidentes Osmani për unifikimin e spektrit politik dhe gatishmërinë e opozitës për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
“E vetmja pajtueshmëri e qartë ishte ajo e nivelit politik, jo konkret dhe praktik sesi të ecet përpara. Por e nivelit politik që të gjithë pajtohen se ka nevojë për zgjedhje të reja në veri. Ky është i vetmi emërues i përbashkët që e ka karakterizuar takimin (e Brukselit). Të tjerat, sa i përket kërkesave të zotëri Vuçiq, ato janë të papranueshme për Kosovën natyrisht… Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, duhet të shkohet me procedura kushtetuese, jo me procedura antidemokratike. Pasi, edhe qysh shkohet në zgjedhje të reja, Kosova e ka opsionin e vet ligjor dhe demokratik civil. Kurse, Serbia e ka opsionin e ushtrimit të dhunës përmes grupeve që janë të orkestruara”, thotë Konjufca.
Konjufca deklaron se qëllimi kryesor i Serbisë është që përmes krijimit të një vakumi institucional në veri dhe pastaj trazirave të vendose Kosovën para një fakti të kryer, që pastaj të kërkojë një zgjidhje politike për një formë autonomie territoriale.
Mirëpo, ai thotë se kjo është e papranueshme për Kosovën.
Konjufca shprehet i vendosur se do t’i bindin ndërkombëtarët që Kosova është në të drejtën e vet për vendosjen e ligjshmërisë në veri.
“Ka dallim ndërmjet bandave dhe njerëzve që marrin urdhra dhe popullit, i cili përgjithësisht nuk është i përfshirë atje dhe i shikojnë punët e veta. Por sa i përket këtyre që marrin urdhra dhe ushtrojnë drejtpërdrejtë dhunën, ky është një dallim shumë i qartë. Qeveria është duke e bërë këtë dallim, arrestimi i (Milun) Milenkoviq, ai ka një dosje kriminale me dhjetëra vepra, i dyshuar edhe për dy vrasje. Si mund të thuhet ai është provokim, çfarë provokimi është ajo. I njëjti njeri nëse është në Prishtinë dhe është me nacionalitet shqiptar, ai arrestohet në mes të Prishtinës. Pse të jetë ndryshe për një rajon tjetër, pasi krijojmë standarde të dyfishta… Ne duhet t’i bindim ndërkombëtarët që kjo është një e drejtë e Kosovës, s’ka të bëjë me civilët dhe është vetëm përpjekje (e Serbisë), pasi janë quajtur zgjedhjet legjitime, kryetarët e kanë përgjegjësinë që të ushtrojnë detyrën nga vendi i tyre i punës”, shton kryeparlamentari Konjufca për kp.
Madje, ai shton se në kthimin e tyre në shtëpi nuk duhet të ketë asnjë kushtëzim nga ana e Serbisë.
Krahas këtyre, Konjufca, kritikon kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku që nuk shkuan në takim të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
“Nuk mendoj se kanë bërë mirë që nuk kanë shkuar në takimin e presidentes, pasi është qasje e gabuar. Mendoj se zotëri Haradinaj bëri mirë që shkoi në takimin e thirrur nga presidentja. Nuk mundesh edhe të ankohesh në presidenten, e cila nuk po luan rolin e saj sipas tyre dhe të njëjtën kohë të minosh këtë përpjekje të saj të mirë dhe fisnike për t’i ndihmuar vendin, që të grumbullojë forcat politike dhe të marrë mendimet e tyre sesi të ecet përpara. Pra nuk mundesh të ankohesh se presidentja nuk po na thërret kurrë dhe në mundësinë e parë që ajo të thërret të refuzohet ftesa. Mendoj se është kontradiktore dhe nuk është qasje që i ndihmon qytetarëve të Kosovës”, thekson Konjufca.
Sa i përket mocionit të mosbesimit të përmendur nga AAK-ja, por edhe kërkesave së fundmi të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për shpërndarje të Kuvendit, Konjfuca, thotë se i vetmi siklet i opozitës është se për të rrëzuar Qeverinë Kurti, iu duhen edhe votat e Listës Serbe, ndaj ky opsion është pa perspektivë.
“Nuk shkon shpërbërja (e Kuvendit) ashtu. Kosova i ka procedurat e veta demokratike dhe shtetërore. Mendoj se të vetmin siklet që po krijohet në këtë aspekt është se për të rrëzuar Qeverinë Kurti është e domosdoshme ardhja e Listës Serbe, kjo është ajo që iu pengon faktorëve vendorë dhe kjo është arsyeja pse nuk shohin ndonjë perspektivë të këtij opsioni”, përfundon Konjufca.
Të tjera
-
Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024
Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedho...
-
Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t`i shpenzojë Qeveria vitin...
-
Elmi Reçica: Bedri Hamza kryeministri në ardhje, po vjen ndryshimi në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot PDK mbajti në I...
-
Statistikat në TV turk, Kosova me energjinë më të lirë në rajon, Manxhuka: Demantohet propaganda e opozitës
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka publikuar disa të dhëna të t...
-
Letra e demokrates: Harris nderon shqiptarët, mbështet Kosovën
Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ...
-
Mallrat serbe/ Për një muaj hyjnë 750 dërgesa nga Serbia
Hyrja në territorin kosovar pas disa orë në kolonë vazhdon edhe me një kohë p...
-
E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhựἠua nga pesë persona në Prishtinë
Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një objek...
-
Abdixhiku ia kujton me video Kurtit dy premtime të mëdha që i kishte bërë për sportin: U tha, s’u bë – ndryshimi po vjen
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Ku...
-
Kërkimet për të pagjeturit, për herë të parë përdoret teknologjia “LIDAR”
Për herë të parë në qiellin e Kosovës e vendosur në një dron, ka fluturuar pa...
-
400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente që të votojnë më 9 shkurt
Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në...
-
Hamza në Itali: Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në Itali, ku ka t...
-
Policia arreston dy persona pastaj kapë 100 kg drogë në Raushiq, bastisje për substanca narkotike edhe në Barilevë (Pamje)
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë d...