Lajme

Rama zbulon letrën që i ka dërguar Macron dhe Scholz për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 23 June 2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për media se për aq kohë sa 3 efektivët e Kosovës nuk lirohen është i pamundur përparimi në dialog apo de-përshkallëzimi i situatës.

Ai foli për një letër që i ka dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për tensionet në Kosovë.

“Dua t’iu informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete, të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos,” u shpreh Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera