Rozë

Fqinjët e Nicki Minaj po mbledhin firma për ta dëbuar atë dhe burrin e saj nga shtëpia e tyre e re

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 23 June 2023

Banorët e Hidden Hills nuk duan që Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Peaty të jenë në lagjen e tyre dhe tashmë po mbledhin nënshkrime për t’i nxjerrë jashtë.

Sipas një raporti të TMZ, reperja dhe bashkëshorti i saj janë duke u zhvendosur në një shtëpi tjetër, por ata nuk janë të mirëpritur, pasi fqinjët pretendojnë se janë “të shqetësuar” për Kenneth Peaty.

Peticioni u nis nga një banor i Hidden Hills, Beverly Berdan, i cili shpjegoi se Kenneth ishte dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1995 dhe tani po vuan një dënim me 4 vjet burg.

-Advertisement-

Ndaj ai thekson se është logjike që fqinjët e çiftit të mos i duan aty.

Ai madje inkurajon fqinjët e Nikit të paralajmërojnë pjesën tjetër të banorëve për Kenneth dhe dëshiron që ata të nënshkruajnë peticionin që thotë “tregoni se jeni kundër dhunuesve seksualë në lagjen tonë Hidden Hills!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera