Lajme

Policia e Kosovës njofton edhe sot bllokimin e rrugës për Gjilan, shkak protesta e serbëve

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 23 June 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokojë rrugën për Gjilan edhe gjatë ditës së sotme gjatë kohës së mbajtjes së protestës së serbëve në Graqanicë.

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim të policisë.

Policia, për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera