Zemaj, qeverisë: Buxhetin e shtetit e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 22 June 2023
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka cilësuar të dëmshëm menaxhimin e parasë publike nga qeveria Kurti.
Sipas tij, Kurti ka dëshmuar paaftësi dhe propagandë të thellë.
“Menaxhimi i parasë publike i të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore ka qenë i dëmshëm dhe po mbetet akoma si i tillë nuk është vlerësim opozitar por vlerësim i shumë të tjerëve që na monitorojnë qoftë FMN apo Banka Botërore”, ka thënë Zemaj në Kuvendin e Kosovës.
“Duhet ta themi zëshëm se edhe në këtë temë pothuajse sikurse në të gjitha temat tjera kjo qeveri ka dëshmuar paaftësi të thellë, por ka dëshmuar propagandë të thellë dhe të fuqishme”.
“Në vitin të tretë të qeverisjes Kurti që po flasim dy vite e kaluara apo përmbi 820 ditë qeverisje investimi më kapital i kësaj qeverisje mbetet ura një, dy, tri jo ura e Rakovinës që lidh Gjakovën, Klinës dhe Prishtinën por ura katër-metërshe e Saradranit në Istog kjo është mburrja juaj më e madhe”, tha ai.
Sipas Zemajt, kjo qeveri e ka shndërruar buxhetin e shtetit për lëmoshë.
“Buxhetin e shtetit me keqardhje e them se e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë. Ndonëse ende nuk e dini se lëmosha nuk është zgjidhje, sepse zgjidhje mbeten investimet kapitale dhe ato afatgjate”.
“Ne si LDK nuk ka rast dhe krizë që nuk kemi ofruar ide për zgjidhje adekuate dhe do të vazhdojmë pavarësisht sjelljes suaj të ofrojmë një të tillë edhe pse ju nuk dëgjoni”.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...