Bunjaku: Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ dhe ndihma sociale
Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 22 June 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku në seancën e sotme plenare ku ishte i ftuar për raportim ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shteti nuk mbahet me ‘vitra’ dhe ndihma sociale.
Bunjaku: Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ e as me ndihma sociale
“Shteti nuk mbahet me ‘vitra’ as me ndihma sociale mbahet me investime dhe me thithje e investitorëve të huaj dhe me hapjen e vendeve të reja të punës. Ju mundeni me qesh ministër por kjo na preokupon të gjithë neve.. ne vetëm po flasim po flasim dhe absolutisht nuk po iu hynë në vesh juve dhe absolutisht nuk po merreni me kritikat e opozitës sepse arroganca e numrave iu ka bërë me u ndje komod mirëpo shpejt shkon ky mandat dhe nuk besoj që ka me iu shkua deri në fund”, tha ajo.
Deputetja Bunjaku theksoi po ashtu se buxheti i Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi, dhe shtoi se investimet kapitale janë në shkallën më të ulët.
Bunjaku: Ku buxheti I Republikës së Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi,
“Ku buxheti I Republikës së Kosovës është duke u shfrytëzuar më së keqi, investimet kapitale janë në shkallën më të ulët, infrastruktura nuk po kryhet sipas parashikimeve dhe planifikimeve rrugët në Kosovë janë në gjendje kritike, prodhuesit vendor janë në gjendje të mjerueshme pa mbështetje nga ministria dhe nga kjo qeveri. Iu garantoj që rënia e investimeve kapitale ka rrit numrin e të ikurve nga Kosova…Është fol që do të ketë rritje të pagave dhe nuk kemi rritje të pagave janë mashtruar domethënë kjo qeveri sepse shumë sektor janë ulë pagat, rrezikshmëria e policëve nuk është e planifikuar”, tha ajo

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


























