Murati: Sipas ASK-së, kemi rënie të theksuar të inflacionit
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 22 June 2023
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar që ka rënie të theksuar të inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ai tha kështu gjatë interpelancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ku po ashtu po kërkohet të rishikohet buxheti dhe rritja e pagave në sektorin publik, të cilat i konsideroi të panevojshme, sipas Kosovapress.
“Sipas ASK, për muajin maj niveli i inflacionit është 5.5% kemi rënie të theksuar në raport kur në vitin e kaluar në muajin korrik kishte arritur niveli prej 14%. Çmimi i naftës sillet përafërsisht 1,25 cent, plus-minus varësisht se ku e blen çmimi i gruri ka rënë në 20-25 cent që është përgjysmim i nivelit që kishim para një viti kur filloi lufta në Ukraninë çmimi i vajit po ashtu litri mund të merret po ashtu me 1.20 cent. Gjitha këto komentet për të cilat thuhej se po ndikojnë në rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera tashmë i kemi në nivelin e parainflacionit. Por, çmimet tjera nuk kanë rënë dhe kjo na tregon nuk kemi të bëjmë me inflacion të importuar, por kemi të bëjmë kryekëput me lakmin e tregtarëve për të rritur marzhat e fitimit dhe për këtë e kemi sjell ligjin por që po pret në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Murati.
“Në vitin 2019 para pandemisë total pagesat që kanë 2.1 miliardë euro. Në vitin 2022 total pagesa kanë qenë 2.6 miliardë euro pra janë 500 milionë euro më tepër dhe është e pavërtetë të thuhet se ka pas 500 milionë euro më pak. Nuk di kah po i merrni këto shifra e ku po bazoheni. Nëse thu nënekzekutimi tek kapitalet ajo ka ndodh çdo vit dhe ajo kryesisht tek projektet që janë me klauzolë të investimeve, të cilat janë mjete nga kredit. Mirëpo, tërësia e kontributit publik duhet të shihet sa ka shpenzim buxheti si tërësi”, theksoi ai.
Ndërkaq, për Ligjin e Pagave, Hekuran Murai, ka tënë që vitin e ardhshëm koeficienti do të bëhet 110, dhe se ata po i qëndrojnë prapa premtimit të tyre, teksa për rritjen ekonomike të sivjetme ka thënë që pritet të jetë rreth pesë për qind.
“Rritja e tërësishme e buxhetit për pagat e sektorit publik është 16% dhe tanimë nivelin e pagave në sektorin publik mesatare e kemi bruto 720 euro apo rreth 100 euro më tepër sesa ligjit të ri të pagave dhe koeficientit 105 euro. Për më tepër gjithnjë duke qëndruar përbrenda kornizës ligjore ne kemi thënë që për vitin e ardhshëm projektbuxheti i ri do të jetë 110 dhe kësaj i qëndrojmë prapa. E konsideroj të panevojshme dhe të painformuar madje një seancë të tillë që kërkon që tash të ndryshohet diçka për të cilën ne kemi shkuar në maksimum sa i përket vitit aktual. Rritja ekonomike këtë vit parashihet të jetë rreth 5% në tre mujorin e parë shifra ka dal 3.91% kemi trend pozitiv dhe trend gradual përderia bie shkalla e inflacionit normal që kemi rritje normale të ekonomisë”, theksoi ai.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...