Lajme

Tahiri: Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 22 June 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka nisur interpelancën për të raportuar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se interpelanca është ftuar për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Sipas tij, pritet që vendi dhe ekonomia të bien në kolaps.

-Advertisement-

“Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3 për qind, derisa trendet e vitit 2023 janë dhe më të këqija. Me dinamikën qe e kemi këtë vit mund të pritet që vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsim apo dështim të plotë”, është shprehur Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera