Lajme

Gazetari qan derisa rrëfen për sulmin që u ndodhi në Leposaviq nga serbët

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 21 June 2023

Gazetari Pleurat Salihu, sot ka qarë derisa ishte duke treguar për sulmin që u bë ndaj gazetarëve kosovarë të premten e javës së kaluar në Leposaviq.

Ai ishte në mesin e gazetarëve të ftuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për seancë dëgjimore.

Salihu tha se të gjithë gazetarët dhe kameramanët që ishin aty të premten kur ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vizitoi kryetarin e Leposaviqit në komunë, Lulzim Hetemin, ishin në rrezik për jetë.

-Advertisement-

“Nga ato çfarë kam dëgjuar dhe parë unë çdo gjë ka qenë e planifikuar ndaj neve për të na sulmuar”.

“Kemi qëndruar me një çadër na kanë larguar na kanë lënë në shi, më pas na kanë gjuajtur me gurë, tre herë më kanë goditur krahun, pos meje edhe kolegët e mediave të tjera”.

“Kemi vrapuar na kanë ndihmuar forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës”, ka thënë Saliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera