Gjenerali Ristuccia: Në Kosovë trupat e KFOR-it shmangën një masakër, shpëtuam 15 policë të bllokuar në turmë
Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 21 June 2023
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe zhvillimet në veri të vendit, gjersa theksoi se arsyeja pse nuk është përshkallëzuar situata më 29 maj është për shkak se ushtarët e KFOR-it kanë vepruar në mënyrë shumë profesionale.
Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve AGI, komandanti Ristuccia ka thënë se ushtarët e KFOR-it më 29 maj kanë arritur siç tha ta shmangin “një masakër” dhe të shpëtojnë 15 policë në bllokuar në turmë.
“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë, të cilët u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe që zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër. Ne arritëm t’i shpëtojmë 15 policë të bllokuar në turmë”, është shprehur komandanti i KFOR-it.
Ai më tej shtoi se arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua më 29 maj ishte fakti që ishin të përgatitur shumë mirë.
“Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë arritën të menaxhonin që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin….”, theksoi ndër të tjera Ristuccia, transmeton Telegrafi.
Ai duke folur për situatën e sigurisë tha se KFOR-i është i përgatitur për të përballuar të gjitha sfidat.
“Për këtë, falë përgatitjes së ushtarëve tanë, ne kemi arritur që më 29 maj të parandalojmë që situata të përshkallëzohet më tej dhe të vajtojmë për të vdekurit në terren”, ka përsëritur komandanti.
“Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësore. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete ofendimi deri në kufirin vdekjeprurës”, tha ai.
Sipas tij, aktualisht “situata është shumë komplekse, e tensionuar dhe e paqëndrueshme. Këto ditë në dukje është e qetë, por mbetet shumë e paqëndrueshme…”.
Komandanti i KFOR-it tha se duhet që të dyja palët të qetësojnë menjëherë tensionet, për të gjetur një zgjidhje vetëm me politikë dhe diplomaci.
Sipas Ristuccias, KFOR-i është plotësisht i përkushtuar për zbatimin e mandatit.
“Kjo është e sigurt. Dhe fakti që NATO ka dërguar këtë përforcime, me trupa shtesë, dëshmon për angazhimin tonë të plotë dhe seriozitetin me të cilin NATO po e trajton situatën. Ne jemi këtu për të siguruar që të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë të kenë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes. Mund t’ju siguroj se ne jemi plotësisht të përkushtuar për këtë dhe se jemi plotësisht të pajisur, të organizuar dhe të trajnuar për t’u përballur me sfidat me të cilat po përballemi tani”, ka thënë Ristuccia.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































