Sport

Batatina e nis mëngjesin me mesazh për lojtarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 21 June 2023

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka nisur mëngjesin e sotëm me një përshëndetje dhe mesazh për lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Në dy ndeshjet e muajit qershor, “Dardanët” barazuan fillimisht me Rumaninë 0:0, kurse më pas u mposhtën 2:1 nga Bjellorusia, kështu duke minimizuar gjasat për kualifikim tutje në Euro 2024, raporton KosovaPress.

Batatina postoi futbollistët e kombëtares sonë në “Facebook”, për të cilët tha se së shpejti do të shkruajnë historinë e re të futbollit kosovar.

-Advertisement-

“Mimengjesi ju themi me luanat tan koken lart së shpejti do të shkruni historin e re të futbollit kosovar “Forca Kosova”, shkroi Batatina në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera