Lajme

Kurti pasi u informua për gjendjen e policëve: Po, jam i gatshëm të shkojë në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 20 June 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se pasi është informuar për gjendjen e policëve është i interesuar të shkojë në Bruksel, përkatësisht të zhvilloi një takimi me Vuçiqin e ndërmjetësuesit.

Kurti tha se “deskalimi i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm të tre policëve”.

“Unë së pari edha të ju njoftojë juve këtu, me këto të gjetura që janë interes shumë i madh edhe i familjeve por edhe i opinionit publik në Kosovë. Do të komunikojë edhe me Brukselin, edhe po, unë jam i gatshëm dhe i interesuar të shkojë në takimin e radhës në Bruksel në mënyrë që të paraqes  hollësisht, të gjitha këto të dhëna, të cilat I morëm dhe ta kuptojmë që deskalimi e situatës që po e kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera