Lajme

Lajçak-Kurtit e Vuçiqit: T’i thuash jo ftesës për takim nga BE-ja do të kishte pasoja serioze dhe negative

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 20 June 2023

Emisari evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vijnë në takimin e thirrur nga Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.

Lajçak tha se pavarësisht deklaratave të tyre, ata do të vijnë, pasi në të kundërt, t’i thuash jo ftesës së BE-së, do ketë pasoja negative.

“Nuk është që kanë arsye që të refuzojnë takimin. Pavarësisht deklaratave ata do të vijnë, në të kundërtën t’i thuash jo ftesës nga BE-ja do të kishte pasoja serioze dhe negative”, ka thënë Lajçak.

-Advertisement-

Emisari evropian theksoi se të dyja palët mos të bëjnë asgjë në mënyrë të njëanshme, pasi një gjë e tillë veçse do të rritë tensionet.

“Të dyja palët mos të bëjnë asgjë në mënyrë të njaashme, se rrisin tensionet. Nese nuk ka marrëveshje atëherë palët mund të tentojne të bëjnë diçka. Por tani kemi një rrugë të drejt të normalizimit, dhe asnjë lëvizje e njëashme për destabilizim të situates më tej”, tha Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera