Muharremi: Albin Kurti e humbi përkrahjen time
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 20 June 2023
Njohësi i integrimeve evropiane Shenoll Muharremi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka humbur përkrahjen e tij, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo për shkak që sipas tij i pari i ekzekutivit nuk e ka ruajtur sigurinë por edhe paqen e vendit.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se qeveria aktuale me veprimet por edhe me mosveprimet e saja gjithashtu po e dëmton seriozisht interesat afatgjate ekonomike të vendit duke i larguar investitorët potencial.
“Gjithmonë kam qenë me opozitën, për shkak se aq shumë u katandiske vendi, saqë gjithmonë kemi kërkuar një opcion dhe zgjidhje të re. Korrupsioni dhe klientelizmi ka shkuar aq thellë dhe larg në Kosovë, saqë vetëm Albin Kurti ka qenë opcion i mirë. Kështu si unë kanë mendu mbi 50% e Kosovës. Jo më! Çfarë ndodhi? Lufta kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme, por siguria kombëtare, apo siguria e paqja dhe stabilitetit është më i rëndësishëm për fëmijët tanë. Siguria kombëtare është jetike, ekzistenciale për ne. Atë e ruan KFOR dhe sponzorët e pavarsisë së Kosovës, SHBA dhe BE. Kurti më ka prekur këtu, në esencën dhe ekzistencën time dhe të Kosovës. Qeveria me veprimet dhe mosveprimet e saja gjithashtu po e dëmton seriozisht interesat afatgjate ekonomike të vendi duket larguar investitorët potencial. Pak njerëz e kuptojnë efektin real afatgjatë të këtij fenomeni. Kosova thjesht nuk ka resurese dhe ekonomi, pa investime të huaja ska gjasa. Pa investime shtesat për fëmijë do mbesin 0.33 cent në ditë edhe shumë gjatë. Kjo nuk mjafton dhe nuk është e qëndrueshme”, ka shkruar Muharremi.
Ndryshe ai ka shtuar se pas pritjes së tij me javë e me muaj që kryeministri por edhe qeveria të ndryshojnë diskursin e tyre. kryeministri Kurti e ka humbur simpatinë dhe përkrahjen e Muharremit pasi që me lëvizjet e fundit, ardhmëria e Kosovës është vënë në pikëpyetje.
Madje ai i uroj gjitha të mirat kryeministrit duke i thënë “Por mua nuk më ka më pas. Nuk më përfaqëson. Tung dost”
“Pasiqë prita me javë e muaj që Kryeministri dhe Qeveria të ndryshojnë diskursin ata nuk po lëvizin me hapat dhe veprimet që po nevojiten. Albin Kurti nuk e ka më simpatinë dhe përkahjen time. Lufta kundër korrupsionit ska vlerë nëse shtëpia digjet. Ajo për çfarë ai qëndroj gjatë, nuk ekziston më. Kosova nuk është me një vend më i sigurt për qytetarët dhe investitorët. Ardhmëria e Kosovës me levizjet e fundit është vënë në pikpyetje dhe po rrezikohet. Ai sigurisht që i ka fituar votat dhe sa për mua le të qeverisë sa të mundet. Por mua nuk më ka më pas. Nuk më përfaqëson. Tung dost, të dëshiroj gjithë të mirat në jetën private ty dhe familjes tuaj”, ka shkruar tutje Muharremi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024
Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedho...
-
Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t`i shpenzojë Qeveria vitin...
-
Elmi Reçica: Bedri Hamza kryeministri në ardhje, po vjen ndryshimi në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot PDK mbajti në I...
-
Statistikat në TV turk, Kosova me energjinë më të lirë në rajon, Manxhuka: Demantohet propaganda e opozitës
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka publikuar disa të dhëna të t...
-
Letra e demokrates: Harris nderon shqiptarët, mbështet Kosovën
Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ...
-
Mallrat serbe/ Për një muaj hyjnë 750 dërgesa nga Serbia
Hyrja në territorin kosovar pas disa orë në kolonë vazhdon edhe me një kohë p...
-
E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhựἠua nga pesë persona në Prishtinë
Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një objek...
-
Abdixhiku ia kujton me video Kurtit dy premtime të mëdha që i kishte bërë për sportin: U tha, s’u bë – ndryshimi po vjen
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Ku...
-
Kërkimet për të pagjeturit, për herë të parë përdoret teknologjia “LIDAR”
Për herë të parë në qiellin e Kosovës e vendosur në një dron, ka fluturuar pa...
-
400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente që të votojnë më 9 shkurt
Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në...
-
Hamza në Itali: Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në Itali, ku ka t...
-
Policia arreston dy persona pastaj kapë 100 kg drogë në Raushiq, bastisje për substanca narkotike edhe në Barilevë (Pamje)
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë d...