Rozë

Ky është agresori që i shkaktoi tre të qepura Bebe Rexhës

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 20 June 2023

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet të jetë agresori i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjatë një koncerti të kësaj të fundit në New York, ku u godit me një celular në fytyrë.

Ylli i Popit po bënte simbolin e shqiponjës, kur u sulmua nga një fans, ndërsa më pas ajo u dërgua menjëherë në spital, ku iu nevojitën tre të qepura në kokë.

Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është Nicolas Malvagna, 27 vjeç, nga New Jersey, i cili tanimë është në paraburgim, për të pritur masën e arrestit ndaj tij.

-Advertisement-

Ishin fansat, që njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin, ndërsa i bërtisnin dhe e ofendonin Malvangën, ndërsa shoqërohej nga forcat e sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera